Lajme

KONSULTIMET REGJIONALE MBI NISMËN PËR KOMRA ME STUDENTËT DHE STUDIUESIT E RINJ

t_REKOM-znak-mali

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, Kroaci, Legalis, Zagreb të premten më 17.12.2010 në emër të Koalicionit për themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirat e ish-Jugosllavisë – Koalicionit për KOMRA ka organizuar konsultimet regjional mbi draft Statutin e KOMRA-s me studentët dhe të studiuesit e rinj e fushave të drejtësisë, shkencave politike, sociologjisë dhe historisë.

Në konsultimet morën pjesë më shumë se 50 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia. Takimi është mbajtur në hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Zagrebit.

Prezantimet në këtë takim I bënë: Marijana Toma (Grupa punuese për përpilimin e draft Statutit), Vesna Tershelliq (udhëheqëse e Qendrës për ballafaqim me të kaluarën – Documenta), Mario Mazhiq dhe Ivan Novosell (Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut).

Pjesëmarrësit në këtë takim shfaqën përkrahjen e plotë themelimit të KOMRA-s si një mekanizëm I rëndësishëm dhe të nevojshëm për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut.

Në konsultimet kryesisht u fol se cilat do duhej të ishin qëllimet dhe detyrat e KOMRA-s dhe mënyrën se si do duhej të zgjidheshin anëtarët/anëtaret e KOMRA-s.

Pjesëmarrësit theksuan se si KOMRA është I rëndësishëm për krijimin e klimës në regjionin e ish-Jugosllavisë në të cilën do të ishte e pamundur që gjendja e shkeljeve massive të drejtave të njeriut të përmirësohet.

«Është shumë e rëndësishme të shihet se sit ë rinjtë seriozisht mendojnë për konstatimin e fakteve dhe ndriçimit të fatit të të zhdukurve, se si problemet të cilat dalin nga konfliktet nga e kaluara e afërt gjithsesi ndjehen edhe sot se si janë të gatshëm që përmes angazhimit të kontribuojnë që shoqëritë e regjionit të ballafaqohen me faktet nga e kaluara konfliktuale në mënyrë që të shërohen traumat e luftës dhe të vazhdohet me normalizimin e marrëdhënieve në regjion dhe demokratizim”, theksoi Vesna Tershelliq pas konsultimeve.

Marijana Toma theksoi se pjesëmarrësit e takimit dhanë shumë propozime të rëndësishme dhe konkrete për Draft Statutin dhe në mënyrë konstruktive kontribuuan debatit regjional mbi KOMRA-n.