Lajme

Konsultimet Nacionale me Grate viktima të luftës në Rahovec, Kosovë 4 dhjetor 2010

Nisma për KOMRA (për themelimin e Komisionit Regjional për gjetjen e fakteve për krime të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut të shkaktuara gjatë luftërave 1991-2001 në territorin e ish-Jugosllavisë) inicioi konsultimet e para nacionale me gratë viktima të luftës më 4 dhjetor 2010 në Rahovec.
Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP) nga Kosova ka organizuar dhe implementuar këto konsultime ku morën pjesë 32 gra. Në këto konsultime ishin të pranishme gra Shqiptare, Serbe dhe nga komuniteti Rom nga qyteti I Rahovecit, Hoça e Madhe dhe nga Krusha e Madhe.
Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe shprehi dyshimin në lidhje me përkushtimin e autoriteve komunale në Rahovec që të regjistrojnë të zhdukurit dhe viktimat e tjera që nga viti 1999. Sipas saj “numri I përgjithshëm I viktimave nga kjo komunë është rreth 900 të vrarë dhe të zhdukur përderisa vetëm në Krushë të Madhe janë të vrarë 226 dhe 68 ende figurojnë si të zhdukur. Meradije Ramadani nga Krusha e Madhe insistoi se vetëm “me bashkëpunim të ndërsjelltë dhe komunikim të të gjitha komuniteteve në komunë dhe përtej saj dhe me shkëmbimin e informacionit mbi të zhdukurit do të ndihmonte në zbardhjen e kryerësve të këtyre krimeve, familjet e viktimave do të çliroheshin nga ankthi. Ajo shpreson se vetëm “formimi I një komisioni të pavarur do të sjellte drejtësinë për të gjithë”.
Sipas Stanka Todiqit nga Hoça e Madhe, “krijimi I komisionit regjional do të vendoste dritë dhe do të vendoste të vërtetën në lidhje me burrin e saj I cili është I zhdukur që nga viti 1999. Ajo ende shpreson në drejtësi dhe që trupi I burrit të saj do të gjindet. Ajo gjithashtu dëshiron që të dijë se kush e ka kryer atë krim dhe përse?
Gjatë diskutimit gratë shfaqën nevojën për shkëmbimin e përvojave të ngjarjeve nga vitet 1998-1999. Ato ishin të palëkundura në kërkesën në identifikimin e kriminelëve të luftës. Kur panelistët ngritën çështjen se si do të reagonin ato në rast se këta kriminelë do të bëheshin të ditur botërisht dhe të qasshëm reagimet ishin nga më të ndryshmet. Svetllana Vellikiq kërkonte që kriminelët të cilët e kishin kidnapuar vëllain e saj më 1999 të prangoseshin dhe të merrnin dënimin e merituar. Mandush Bugari solli dëshmi positive të policisë dhe ushtrisë jugosllave të cilët kishin shpëtuar disa Shqiptar gjatë luftës në Rahovec.
Në fund të takimit, 27 gra të pranishme në këto konsultime nënshkruan për Koalicionin për KOMRA dhe shprehën dëshirën e tyre të marrin pjesë në takimet tjera të ngjajshme, qofshin ato nacionale apo regjionale, gjithmonë në kërkim të së vërtetës mbi krimet e luftës.