Lajme

Konsultimet me shoqërinë civile sllovene mbi Nismën për KOMRA

t_REKOM-znak-mali

Të martën më 22 mars 2011 “Mirovni Institut” në emër të Nismës për KOMRA ka organizuar konsultime me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirën e ish-Jugosllavisë nga viti 1991 deri në vitin 2011 (KOMRA).

Në mesin e më shumë se tridhjetë pjesëmarrësve ishin përfaqësuesit e Nismës civile të aktivistëve të fshirë, Shoqatave të banorëve të fshirë nga Sllovenia, federatës kulturore të Boshnjakëve në slloveni, Institutit ndërkomëtar për studimet e lindjes së afërm dhe mesdheut (IFIMES) si dhe prof. Dr. Millan Brgllez, prof. Dr. Svetllana Spllashak, dr. Vera Krzhishkin Bukiq dhe të tjerë. Si vëzhgues në konsultime ishin edhe përfaqësuesit e MInistrisë së Punëve të Brendshme, përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Slloveni si dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Serbisë në Slloveni.

Pjesëmarrësit kanë shprehur përkrahjen përpjekjeve të Nismës që të themelohet komisioni regjional ndërshtetëror (KOMRA) për hapësirën e ish-RSFJ-së dhe theksuan se qasja regjionale është më adekuatja për hulumtimin e krimeve dhe shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut të cilat kanë ngjarë viteve të nëntëdhjeta. Përfaqësuesit e të fshirëve edhe një herë kanë theksuar rëndësinë e komisionit regjional e cila përmes dëgjimeve publike, hulumtimin e fakteve dhe shtytjen në përgjegjësi morale të zyrtarëve mund të kontribuoj satisfakcionit moral të viktimave nga e gjithë hapësira e ish-Jugosllavisë.  Përfundim i rëndësishëm i debatit ishte që komisioni i ardhshëm ndërshtetëror përmes konstatimit të bazuar të fakteve mund të ndërtojë themele të shëndosha që interpretimet e ardhshme historike të luftërave dhe ngjarjeve që kanë pasuar. Interpretimet e ndryshme në shoqëritë demokratike janë gjithmonë të mirëseardhura por gjithmonë duhet të lëvizin në kuadër të kufijve të fakteve të patjetërsueshme. Me këtë KOMRA do të mund të kontribuonte konsiderueshëm në ndryshimin e qëndrimit të opinionit publik mbi shkeljet e bëra të drejtave të njeriut dhe t’i kundërvihet manipulimeve dhe mohimit të krimit. Vet procesi konsultativ mbi Nismën për KOMRA i cili po vazhdon në regjion për vite të tëra është i rëndësishëm edhe për gjeneratat e reja dhe kuptimin nga ana e tyre për një histori jo edhe aq të largët dhe mund të ndikojë në zvogëlimin e fjalimeve që nxisin urrejtje në të gjitha shtetet e regjionit theksuan pjesëmarrësit.

Në një debat dinamike por konstruktive pjesëmarrësit sikundër edhe në konsultimet tjera lokale dhe regjionale kanë prezantuar sugjerimet dhe komentet në draft Statutin të cilën e prezantoi anëtarja e grupit punuese për përpilimin e Statutit të KOMRA-s, Marijana Toma. Konsultimet kanë vërtetuar se problemi i të fshirëve arsyeshëm është futur në termin “shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut” dhe se komisioni i ardhshëm regjional pa dyshim se do ta hulumtonte.

Gjatë konsultimeve shumë pjesëmarrës dhe organizata janë inkuadruar në Koalicionin për KOMRA. Koalicioni Statutin e Komisionit të ardhshëm Regjional do t’ua prezantojë qeverive dhe përfaqësuesve të shteteve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë në qershor të vitit 2011. Më shumë në www.zarekom.org.

Në Slloveni nga sfera politike Nismën e kanë përkrahur kryetari i Parlamentit të Sllovenisë Pavel Gantar dhe dy deputetët e Parlamentit Evropian Tanja Fajon dhe Jelko Kacin.