Lajme

KOMRA si parakusht i paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor

Koalicioni për KOMRA-n, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes iu bënë thirrje kryetarëve të shteteve post-jugosllave që ta nënshkruajnë marrëveshjen mbi themelimin e Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001 (KOMRA) dhe kështu të kontribuoj në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në pranimin publik të të gjitha viktimave, që përbëjnë parakusht për ndërtimin e paqes dhe të besimit dhe, në të njëjtën kohë, edhe garanci të mos-përsëritjes së krimeve të luftës.

Është obligim i kryetarëve dhe i qeverive të vendeve post-jugosllave që ta sigurojnë paqen e qëndrueshme në rajon, kurse themelimi i KOMRA-s ka potencial të madh që në lidhje me këtë obligim t’iu ndihmojë atyre.

Le të përkujtojmë se Nisma për formimin e KOMRA-s është bërë pjesë e Procesit të Berlinit dhe se në Deklaratën përfundimtare të Samitit kryesues të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Trieshtë në datën 12 korrik të vitit 2017 është njohur roli i KOMRA-s si një mekanizëm unik, që përbënë një lidhje midis bashkëpunimit të suksesshëm rajonal dhe pajtimit në rajon.