Lajme

Koalicioni për KOMRA

06.09.2010

Koalicioni për KOMRA është tubim rajonal dhe apolitik i organizatave të shoqërisë civile. 

Atë e përbën rrjeti i organizatave jo qeveritare, shoqatave dhe individëve të cilët avokojnë dhe afirmojnë Nismën për KOMRA, për themelimin e komisionit të pavarur rajonal me mandat që t`i vërtetojë dhe t`i publikojë faktet mbi krimet e luftës dhe mbi shkeljet tjera të rënda të të Drejtave të Njeriut si dhe të zbardh fatin e personave të zhdukur gjatë luftërave 1991-2001 në territorin e ish RSFJ-së.