Lajme

Koalicioni pёr KOMRA nё lidhje me ditёn Ndёrkombёtare tё tё zhdukurve

Koalicioni pёr KOMRA thёrret publikun dhe institucionet tё shteteve post-jugosllave tё pёrkrahin themelimin e KOMRA-s. Ky komision regjional do tё konstatojё faktet mbi tё gjitha krimet e luftёs dhe shkeljeve tjera tё rёnda tё drejtave tё njeriut nga viti 1991 deri nё vitin 2001 nё territorin e ish-RSFJ-sё. Ndriqimi i fatit tё tё zhdukurve ёshtё prioritet i saj.
Sipas tё dhёnave tё sivjetme tё Komitetit Ndёrkombёtar tё Kryqit tё Kuq edhe mёtutje gjurmohet pёr gjithёsejtё 14.790 persona. Nё BeH si tё zhdukur konsiderohen 10.512 persona, nё Kroaci 2.436 ndёrsa nё Kosovё 1.842.
Personat e zhdukur pёr pjesёn dёrmuese tё opinionit janё vetёm numra tё thjeshtё. Vetёm pёr familjarёt e viktimave ato janё qenie njerёzore me emёr dhe mbiemёr.
Rastet e manipulimit me tё dhёna pёr qёllime politike dhe ngathtёsia nё zgjidhjen e rasteve tё tё zhdukurve ёshtё johumane ndaj viktimave dhe familjeve tё tyre. Opinioni ёshtё i dёmtuar ngaqё ka drejtё tё dijё.
Institucionet shtetёrore tё cilat kanё kaluar luftёrat nё hapёsirat e ish-RSFJ-sё do duhej qё bashkarisht dhe nё mёnyrё authoritative tё angazhohen nё zbardhjen e rrethanave tё zhdukjes sё tё gjitha viktimave, gjetjen e lokaliteteve ku janё tё fshehura mbetjet e tyre mortore, dёnimin e pёrgjegjёsve pёr krime dhe dёmshpёrblimi pёr tё dёmtuarit.