Lajme

Fehim Elshani

10.07.2017

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë së Fehim Elshani

Lënda: Sllobodan Millosheviqi (IT-02-54)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Cristina Romano

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: e mërkurën 21.02.2002.

 Fehim Elshani, një shqiptar i Kosovës nga Nagafci, komuna e Rahovecit, i lindur në vitin 1934. Deri në vitin 1991 ka punuar si llogaritar në komunën e  Rahovecit. Është shkarkua për shkak se ka përkrahur grevën e punëtorëve për pavarësinë e Kosovës. Që atëherë, mirret me bujqësi.

Dëshmitari 25. Mars të vitit 1999. Ka qen në shtëpinë e tijë me vëllezërit Qerimin dhe Ismailin, kur forcat serbe, rreth orës dy pasdite, kanë hyrë në fshatin e tij Nagafcë. Ai dëshmon për granatimin e fshatit në natën e 1 dhe 2 prill të vititë 1999, kur në oborrin e tij dhe vëllaut të tij, janë vra nëntë njerzë dhe më shumë se dhjetra janë plagosur. Dëshmitari është i sigurt se forcat serbe kanë granatuan fshatin, fshatarët dhe refugjatët të cilët kanë qenë të strehuar në fshat.

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA, mars 2017.