Lajme

Familjet kanë të drejtë të dinë, kurse shtetet e kanë obligim për të ndriçuar fatin e personave të pagjetur

Koalicioni për KOMRA-an iu bënë ftesë qeverive të vendeve post-jugosllave që çështjen e personave të pagjetur ta riafirmojnë dhe që ta vendosin në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit rajonal dhe të ndërtimit të së ardhmes. T’ua përkujtojë familjeve të së paku 10.000 personave të pagjetur se kanë të drejtë të dinë se çfarë iu ka ndodhur, kurse shteteve se e kanë obligim për të ndriçuar të dhënat mbi fatin, pa zvarritje të identifikojnë mbi 4.000 mbetje mortore të të zhvarrosurve dhe të zbulojnë lokacionet e varrezave të 6.000 personave të tjerë të mbetur, fati i të cilëve ende është i panjohur.

Sipas të dhënave të Koalicionit, numri më i madh i personave të pagjetur është në B dhe H – rreth 7.000 (5.335 ushtarë të Armatës së B dhe H, UKÇ dhe civilë – mysliman dhe kroat, dhe 1.665 ushtarë të Ushtrisë së RS dhe civil – serb)

Në Kroaci ende është i panjohur fati i rreth 1.600  personave – ushtarë të ushtrisë së Kroacisë, të ushtrisë së serbëve në Kroaci, dhe civilë, kroat dhe serb, shtetas të Kroacisë.

Shtetas të Serbisë dhe të Malit të Zi, të cilët janë zhdukur në luftërat e viteve 1991 – 1995 janë edhe 97, dhe atë 2 ushtarë më të rinj se 18 vjeç, 47 pjesëtarë të forcave të armatosura të RFJ-së, të moshës prej 31 deri 50 vjeç, 30 të mohës prej 19 deri në 30 vjeç, dhe 18 më të vjetër se 51 vjeç.

Në lidhje me luftën në Kosovë, janë edhe 1.691 persona të pagjetur, krahas mbetjeve mortore të 400 personave të zhvarrosur anë e kënd Kosovës, por të cilët ende nuk janë identifikuar, për shkak të identifikimeve të gabueshme të bëra menjëherë pas luftës dhe mungesës së vullnetit të familjeve që i kanë varrosur viktimat e veta që prapë të japin gjakun për analizë. Në mesin e të pagjeturve, të kombësisë shqiptare janë 1.121, 451 të kombësisë serbo/malaziase dhe të kombësisë rome ose boshnjake. Pjesa më e madhe e personave të pagjetur janë të moshës prej 31 deri 50 vjeç, dhe atë 331 shqiptarë, 150 serbo/malazezë dhe  41 romë, pastaj të moshës mbi 61 vjeçare – 268 shqiptarë, 163 serbo/malazezë dhe 15 romë. E dhënë brengosësh është se 15 persona të pagjetur shqiptarë, 3 serb dhe 4 romë janë më të rinj se sa mosha 15vjeçe.