Zëri i viktimave

Viktimat e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë nuk janë numra, por njerëz që kanë emrin, mbiemrin, jetën dhe fatin e tyre.

Ata të cilët kanë mbijetuar, dëshmuan pranë Tribunalit  të Hagës  për krimet e kryera.

Koalicioni për KOMRA  paraqet 100 video inçizime të dëshmive të tyre.

Në transkriptet nga video inçizimet paraqitet edhe tregimi i Agron Berishës për vrasjen e 49 pjesëtarëve të familjes Berisha në Suharekë me datën  25 dhe 26 mars të vitit 1999. Aty gjendet dhe dëshmia  e Saranda Bogujevcit, e cila në muajin mars të vitit 1999, në moshën 14 vjeçare, përjetoi  vrasjen e 8 anëtarëve të familjes së saj të ngushtë dhe gjashtë anëtarëve të familjes Duriqi. Aty gjendet edhe dëshmia  e Nermin Karagiqit  i cili si shtatëmbëdhjetë vjeçar  mbijetoi  masakrën  ne Lubijë ku u vra babai i tij. Dëshmitarja Milica Gjuriç, shtetase kroate, që i përket nacionalitetit serb, flet për djegien e bashkëshortit  e saj në 6 gusht të vitit 1995 në fshatin Gjuriç të Krajinës, lugina Pllavno.