Themelimi i KOMRA-s

Prezantimi i Nismës për KOMRA para studentëve të Universitetit ILIRIA dhe Universitetit të Prishtinës

Më 24 nëntor 2010, në hapësirat e Universitetit ILIRIA në Prishtinë, në prani të mëse 40 studentëve dhe me 2 dhjetor 2010 në prani të rreth 20 studentëve në hapësirat e Universitetit të Prishtinës të Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike, u mbajt prezantimi i Nismës për KOMRA. Në emër të Koalicionit për KOMRA nga Kosova, prezantimin e bëri Bekim Blakaj, udhëheqës i zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Lexo më shumë

Deklaratë e Këshillit Koordinues i Koalicionit për KOMRA

Koalicioni për KOMRA i kërkon falje Peshkopit Mihajlo, Mitropolitit të Kishës Orthodokse të Malit të Zi për shkak të situatës së pakëndshme e cila ndodhi më 4 nëntor në konsultimet regjionale në Sarajevë me bashkësitë fetare. Me vullnet të mirë që t’u mundësojmë të gjithë përfaqësuesve të bashkësivë fetare nga regjioni të informohen me Nismën për KOMRA kemi vënë re gjendjen ekzistuese dhe marrëdhëniet ndërmjet kishave. I falënderohemi z. Mihajllos që e pat parasysh lutjen tonë të hjekë dorë nga pjesëmarrja në këto konsultime që e ka mundësuar organizimin e takimit.

Lexo më shumë

Forumi I shtatë regjional për drejtësinë transicionale: Pa zërin e viktimave nuk ka pajtim

Zagreb,17.10.- Forumi I shtatë regjional për drejtësinë transicionale përfundoi me vlerësimin e përbashkët të pjesëmarrësve se puna e komisionit të ardhshëm regjional duhet të bazohet mbi vullnetin e viktimave, detyrën e shtetit dhe pavarësisë së Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë (KOMRA).

Lexo më shumë

PRESIDENTI JOSIPOVIQ PЁRKRAHЁ NISMЁN PЁR KOMRA

Presidenti Josipoviq pёrkrahi idenё e organizatave tё shoqёrisё civile tё shteteve trashёgimtare tё ish-RSFj-sё mbi krijimin e KOMRA-s i cili do tё jetё i fokusuar nё viktimat.
 
Presidenti Josipoviq theksoi rёndёsinё e qartёsimit tё pёrkufizimit tё mandatit tё KOMRA-s dhe kompetencat e trupave shtetёror ekzistues. Ai theksoi nё vecanti gatishmёrinё qё nё tё ardhmen tё bashkёpunojё me avokuesit e Koalicionit pёr KOMRA dhe tё kontribuojё nё realizimin e kёsaj nisme.
Lexo më shumë

Të kërkohet drejtësi me drejtësi

BEOGRAD, 16 qershor – Bashkësitë fetare përkrahin krijimin e një trupi regjional e cila do të merret me viktimat e krimeve të luftës, u konkludua në konsultimet nacionale me bashkësitë fetare mbi themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi të gjitha viktimat e luftërave nga viti 1991 deri në vitin 2001 (KOMRA).

Lexo më shumë