Themelimi i KOMRA-s

57 anëtarë të rinj të Koalicionit KOMRA

Koalicioni për KOMRA, në datën 24.10.2012 në Beograd, Zagreb, Lubjanë, Sarajevë, Banja Llukë, Podgoricë, Prishtinë dhe Shkup e ka organizuar aksionin rrugor KOMRA për të ardhmen e të rinjve, gjatë të cilit 1.421 qytetarë kanë nënshkruar peticionin për themelimin e KOMRA-s, kurse 57 individ kanë shprehur dëshirën e tyre të bëhen anëtarë të Koalicionit për KOMRA-n. 

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dr. Ferid Agani përkrahi themelimin e KOMRA-s

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dr. Ferid Agani ka nënshkruar përkrahjen Nismës për themelimin e KOMRA-s, Komisionit Regjional e cila do të vërtetojë dhe bëjë publike faktet mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi në periudhën kohore 1991-2001.

Lexo më shumë

Përkrahja politike Nismës për KOMRA në Maqedoni

Nga inkuadrimi i Maqedonisë në Nismën për KOMRA në proces është aktive Zymreta Jakupi  deputete e parlamentit dhe anëtare e Bashkimit Demokratik për Integrim. Numër i madh i anëtarëve të partisë „Dostoinstvo“  përmes shoqatës me po të njëjtin emër (e cila është edhe anëtare e Koalicionit për KOMRA) përkrahin Nismën për KOMRA.

Stojan Andov, deputet në parlamentin maqedon dhe kryetar nderi i Partisë Liberale ka përkrahur Nismën për KOMRA dhe ka theksuar që Maqedonia duhet të jetë pjesë e këtij procesi. Përkrahjen Nismës i ka dhënë edhe nënkryetari i Partisë Liberale Ivan Veliçkovski.

Nismën për KOMRA e ka përkrahur edhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë Dane Taleski.

Lexo më shumë

Përkrahja politike e Nismës për KOMRA në Kosovë

Përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA në Kosovë më 16.03.2011 kanë marrë përkrahjen për themelimin e Komisionit Regjional (KOMRA) nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa i cili ka theksuar shpresën se koalicioni do të marrë përkrahjen edhe nga ana e partive tjera parlamentare. LDK është partia e dytë më e madhe parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë

Në Kosovë 20 shtande për mbledhjen e nënshkrimeve

Shtandet për mbledhjen e nënshkrimeve në përkrahje të Nismës për KOMRA janë vendosur në 20 qytete të Kosovës. Nënshkrimet mblidhen në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Podujevë në bulevarde, stacione të autobusëve, qendra tregtare, përballë objekteve shëndetësore, komunave, qendrave sportive dhe rinore, objekteve fetare, bibliotekave etj.

Gjithashtu, fushata për mbledhjen e nënshkrimeve në Kosovë realizohet “derë më derë”.

Lexo më shumë