Lajme

Agron Berisha

11.07.2017

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë së Agron Berisha

Lënda: Sllobodan Millosheviqi (IT-02-54)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Cristina Romano

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: e mërkurë 25.02.2002.

Agron Berisha, një shqiptar i Kosovës nga Suhareka  i lindur në vitin 1963, një mjek, i martuar, babai i tre fëmijëve. Dëshmonë për vrasjen e 49 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë më 25 dhe 26 mars 1999.

Agron Berisha më 25 mars 1999, ka qenë në shtëpinë e tij në 10 metra nga shtëpia e të afërmve, vëllezërit Faton dhe Nexhat, në të cilën para luftës kanë  qen tëvendosur vëzhguesit e OSBE-së. Përmes dritares ka parë policët që kanë hyrë te Fatoni dhe Nexhati, pastaj kamioni i bardhë, në tëcilin kanë ngarkuar gjërat nga shtëpia dhe dokumentët e OSBE-së. Të nesërmen, më 26 mars të vitit 1999, rreth mesditës, nga shtëpia e vet ka parë kur një grup prej 30 deri në 40 policë kanë rrethuar shtëpinë e Fatonit dhe Nexhatit, dhe shtëpinë pranë saj, në të cilen ka jetuar kushëriri Veseli me djemt e tijë. Te Veseli ishin strehuar Fatoni dhe Nexhati me familjet e tyre. Këta policë kanë bartur uniforma kamuflazhë blu me një shiritë të bardhë rreth krahunt të majtë.

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA, mars 2017.