Lajme

Agim Zeqiri

07.07.2017

Pjesë e video inçizimit të dëshmisë së Agim Zeqirit

Lënda: Sllobodan Millosheviqi (IT-02-54)

Gjykata: Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY)

Prokurori: Cristina Romano

Gjykatësi Richard May, kryesues

Data e dëshmisë: e mërkurë 20.02.2002.

Dëshmitari Agim Zeqiri, një shqiptar i Kosovës nga fshati Celinë, i lindur në vitin 1952. Në ditët nga 25 deri më 28 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë të paktën 75 civilëve shqiptarë në fshatin Celinë, nga të cilat 16 ishin antarë të familjes së Agim Zeqirit. Më i moshuari  kishte 62 vjet, më i riu një vit e gjysmë.

Nga fillimi i marsit të vititë 1998. ushtria serbe ka qen prezente në fshatin Celinë, e vendosur në rrugë kryesore, në drejtimin e Gjakovës. Në fshat kanë hyrë, duke kërkuar armë dhe të holla.

Kur ka filluar bombardimi i NATO-së, dëshmitari ka qenë në shtëpi me anëtarët e familjes (gjithsejtë 26). Ditën tjetër, ushtria dhe policia në orët e pasditës kan rrethuar fshatin dhe kanë filluan të shtënat dhe të djegin shtëpitë. Banorët fshatit fillun të ikin.

Dëshmitari me familje është strehuar në malin Pisjak. Këtu u mblodhën më shumë se 5.000 njerzë nga pesë apo gjashtë fshatra. Të nesërmen ata i rrethuan forcat ushtarake dhe policore serbe.

Produkcioni: Koalicioni për KOMRA,  mars 2017.