KOMRA rrjeti i pajtimit

SAMSUNG

22.09.2012.

KOMRA për të ardhmen

SAMSUNG

Fushata ishte e fokusuar që t’ua kujtojë përfaqësue(e)ve apo anëtarëve të presidencës së shteteve në rajon faktin se themelimi i KOMRA-s varet nga vendimi i tyre. Sipas shembullit nga aksionet çfarë i zhvillon Amnesty International, u organizuan aksionet e dërgimit të kartolinave në adresa të presidencave rajonale, me mesazhin e shkurtë të përkujtimit të mbështetjes tashmë të treguar për themelimin e KOMRA-s, dhe se kishte ardhur koha për një hap më tej. Gjatë kohës së zhvillimit të kësaj fushate ai hap do të duhej të ishte nisja e procedurave zyrtare për shqyrtimin e mundësive ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-s.

Në të gjitha kryeqytetet e shteteve të rajonit u organizua aksioni njëorësh në rrugë në kuadër të të cilit, të gjithë ata që donin, i nënshkruanin kartolinat KOMRA me emrat dhe mbiemrat e tyre, e kartolinat pastaj u dërguan në adresë të presidentit/es së caktuar, apo të anëtarëve të presidencës, të shteteve të rajonit.

Ky aksion u mbajt më 22 shtator të vitit 2012.

Si mbështetje për atë aksion u realizua edhe kampanja online e cila filloi më 25 gusht dhe zgjati deri më 22 shtator. Përdoruesve të rrjeteve sociale iu dërgua ftesa përmes llogarive të Nismës REKOM në Facebook e Twitter që në profilet e tyre të vendosin fotografi me meszhe të mbështetjes për KOMRA, dhe që vetë ata t’i bashkohen Nismës me fotografitë e tyre me mesazhe të reja. Në faqen në Facebook u vendosën edhe lajmërimet dhe video mesazhet.

Video mesazhet

Fletushkat

Press clipping

Kartolinat me mesazhe drejtuar presidentëve/eve, anëtarëve të presidencës, mesazhet mbështetëse


info heading

info content

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.