Lajme

Liber kujtimi i kosoves

03.04.2015Uncategorized

Liber kujtimi i kosoves

 

Objektivi i projektit Libër Kujtimi i Kosovës është për të krijuar listën individuale të të gjithë të vrarëve dhe të zhdukurve në lidhje me luftën në Kosovë në periudhën prej 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000 për të krijuar rrethanat në të cilat ato viktima kanë humbur jetën e tyre dhe që të dhënat të publikohen në botimin Libër Kujtimi i Kosovës (LKK). Shtylla e projektit është një bazë të dhënash e përbërë prej deklaratave të dëshmitarëve, anëtarët e familjes, dokumente nga gjykata, libra, raporte të mediave dhe dokumente të tjera që përmbajnë informacion për viktima konkrete dhe rrethanat që çuan tek vrasja apo zhdukja. Baza disponon me 31.600 dokumente, duke përfshirë 14.612 deklarata të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre. Projekti implementohet bashkërisht nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Në shtator të vitit 2011 është botuar vëllimi i parë i LKK-së, i cili përmban narrativin e secilit prej 2046 viktimave aktuale të luftës në vitin 1998.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Drejtat e Njeriut me datën 10 dhjetor të vitit 2014 në faqen e internetit të Libër Kujtimi i Kosovës (LKK) është vënë Regjistri i të vrarëve dhe personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Sipas të dhënave në datën 7.11.2014 në lidhje me luftën në Kosovë jetën e kanë humbur ose janë zhdukur 10.415 shqiptarë, 2.197 serbë, dhe 528 romë, boshnjak dhe joshqiptarë të tjerë. Më së shumti kanë pësuar civilët dhe atë: 8.661 shqiptar, 1.197 serbë dhe 447 romë, boshnjak dhe joshqiptar të tjerë.

Baza e të dhënave LKK ka qenë subjekt i vlerësimit të ekipit të ekspertëve ndërkombëtar i përbërë nga Dr.Patrick Ball, drejtor ekzekutiv i The Human Rights Data Analysis Group (HRDAG), Dr.Jule Kruger, konsulent në HRDAG dhe Profesor Michael Spagat, Royal Holloway, Universiteti i Londrës.

Të bashkangjitur mund ti gjeni konkluzionet dhe rekomandimet e tyre.

Ball dhe Krüger

„Përfundimi më i rëndësishëm i analizës sonë është se Baza e të Dhënave të Librit të Kujtimit të Kosovës dokumenton të gjitha ose pothuajse të gjitha humbjet njerëzore gjatë konfliktit në Kosovë gjatë periudhës 1998 -2000. Me shprehjen „pothuajse të gjitha – nearly all,” ne nënkuptojmë se, sipas mendimit tonë, sipas të gjitha gjasave ekzistojnë pak më shumë se disa dhjetëra raste të vdekjeve të padokumentuara. Ky përfundim bazohet në disa analiza dhe gjetje, duke e përfshitë këtu edhe krahasimin me dhjetë baza të tjera të të dhënave, në të cilat nuk janë gjetur të dhëna të reja; në analizën statistikore, në të cilën është gjetur se LKK ka më shumë shënime se sa cilado bazë e të dhënave në secilën periudhë dhe për secilën komunë; dhe në një analizë shoqëruese të profesorit Michael Spagat, e cila tregon se LKK është në përputhje me vlerësimet e dy bazave të pavarura të probabilitetit të të gjitha humbjeve njerëzore.

Ne besojmë se ka një mësim më të madh në shënimet përfundimtare të “viktimave potenciale” në LKK. Me gjithë punën e dhjetëra hulumtuesve dhe të analistëve, e cila shtrihet më shumë se një dhjetëvjetësh, me gjasë është e pamundshme për të krijuar një regjistër ekzakt, të saktë, i cili përfshin vetëm viktimat e vërteta të luftës dhe, në të njëjtën kohë, të gjitha viktimat e vërteta të luftës. Fondi i njohurive shoqërore mbi të kaluarën thjesht nuk mbulon secilën prej ngjarjeve, në të cilat viktimat kanë pësuar. Megjithëkëtë, vërtet është e mundshme që të jemi shumë afër një regjistri të saktë.

Pasaktësitë e vogla në raportim nuk i pengojnë analizat tona të modeleve të mëdha të konfliktit. LKK është një burim i pasur për kujtesën historike dhe reagimet e tjera të drejtësisë tranzicionale, për analizën statistikore të konfliktit dhe, më e rëndësishmja, për të qenë një regjistër i përhershëm i emrave dhe i jetëve të viktimave të humbura në konflikt.

Prof. Dr. Michael Spagat

Forma e përgjithshme e serive të kohës së LKK nuk do të ndryshonte substancialisht madje edhe nëse më shumë të dhëna vihen në dispozicion në të ardhmen dhe një numër i vdekjeve potenciale në të ardhmen transferohen nga lista e vdekjeve potenciale në listën e vdekjeve të vërteta. Shkurtimisht, LKK i kalon të gjitha testet, të cilave ia nënshtrojë unë. Prapë, dokumenti i tashëm është vendosur brenda një tablloje më të gjerë të kualitetit dhe të konsistencës, një pjesë e madhe e të cilave janë dokumentuar në Raportin e Krügerit dhe të Ballit të vitit (2014) dhe shfaqur në Metodologjinë e Bazës së të Dhënave të Librit të Kujtimit (2014b) të Fondit për të Drejtën Humanitare dhe Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë. Së bashku, këto tri dokumente sigurojnë një dëshmi të fuqishme të një cilësie të lartë dhe të karakterit pothuajse gjithëpërfshirës të bazës së të dhënave të LKK. Është shumë e pazakonshme për një projekt, i cili dokumenton vdekjet e luftës mbi bazat e secilit rast të përparojë deri në pikën ku e arrin praktikisht secilin rast prej tyre. LKK duket se e ka arritur këtë pikë, ndërsa në të njëjtën kohë siguron një shkallë fare të gjerë të informacionit të saktë për secilën viktimë. Libri i Kujtimit i Kosovës është një e arritur e jashtëzakonshme, që qëndron si një monument, si për viktimat, ashtu edhe për shpirtin njerëzor.“