KOMRA rrjeti i pajtimit

Pas përfundimit të procesit të konsultimit filloi faza e dytë e Procesit KOMRA, Institucionalizimi i Nismës për KOMRA, formimi i grupit rajonal të avokuesve publike në tetor të vitit 2011. Institucionalizimi i Nismës për KOMRA është procesi i transferimit të Procesit KOMRA nga niveli i iniciativës qytetare, në nivelin politik, në domenin e institucioneve.

Të deleguarit për KOMRA më 28.10.2014 i kanë dorëzuar Koalicionit për KOMRA Ndryshimet e draft statutit si dokument i dakorduar që përbën një kornizë ligjore për themelimin e KOMRA-s. Këto ndryshime Koalicioni për KOMRA i ka miratuar pa rezervë në kuvendin e mbajtur me datën 14.11.2014. Mirëpo, në ndërkohë, janë mbajtur zgjedhjet në BdheH dhe janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, në Kroaci u zgjodh presidentja e re, kështu që Koalicioni për KOMRA tani është në një pozitë për të kërkuar edhe një herë mbështetjen për KOMRA dhe ndryshime në Statutin e KOMRA-s, sepse anëtarët e zgjedhur rishtas të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe presidentja kroate nuk janë të detyruar në mbështetje të paraardhësit e tyre. Institucionalizimi është ende faza e aktuale e procesit KOMRA.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.